Ahmetxhekaj i reagon Bashës: Krahasimi i RTK-së me RTS-në është sulm i drejtpërdrejtë mbi punën tonë - NACIONALE

Ahmetxhekaj i reagon Bashës: Krahasimi i RTK-së me RTS-në është sulm i drejtpërdrejtë mbi punën tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i ka reaguar deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili dje RTK-në e ka krahasuar me Radio televizionin e Serbisë.

Ai ka bërë me dije se një krahasimi i tillë është sulm i drejtpërdrejt mbi punën e RTK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmetxhekaj ka kërkua që të ndalet këto sulme ndaj RTK-së.

Ne në RTK çdo ditë angazhohemi fuqishëm që të përmbushim misionin tonë të përcaktuar me ligj, e mbi të gjitha duke respektuar standardet profesionale. Ky është përcaktim i yni pasi ne jemi #RTKePublikut. Ndërtimi i narracionit që kushdo që raporton ndryshe nga bindjet politike të tjetrit është me Serbinë dhe RTS-in, është sulm i drejpërdrejt mbi punën dhe angazhimin tonë të përditshëm. Në këtë kontekst, Kuvendi i Kosovës, si themelues i RTK-së, do të duhej të avanconte pavarësinë e transmetuesit publik, duke miratuar modelet e financimit të qëndrueshëm dhe duke zgjidhur çështjen e pronës dhe do të duhej të dënonte ashpër gjuhën e deputetëve që ndërtojnë narracion kundër RTK-së”, ka shkruar ai.

Ahmetxhekaj ka përmendur edhe raste tjera kur RTK-ja është goditur nga deputetët.

“Paradoksalisht, në ditën e lirisë së medias, një deputet nga partia në pushtet, nga studio e RTK-së, bën një kualifikim të tillë, duke na krahasuar me RTS-in. Dhe pse? Sepse redaktorja Blerta Foniqi-Kabashi e pyet deputetin Dimal Basha për një kërkesë të parashtruar publikisht nga partnerët e Kosovës. Krahasim me RTS-in kishte bërë para pak muajsh edhe deputeti i PDK-së Ardian Kastrati në një studio të një mediumi privat, ndërkaq diskurs i tillë është përdorur edhe në raste më të izoluara. Është urgjente që kjo qasje të ndëshkohet dhe që të gjjthë ata që synojnë të frikësojnë dhe të imponojnë qasjen dhe pyetjet e gazetarëve të ftohen në përgjegjësi”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme