Ahmeti: Serbët në letër i kanë të drejtat në maksimum, por në kokat tona jo
Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës, ka shruar një status në rrjetin social “X”, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Në shkrimin e tij, Ahmeti ka folur rreth tokave të Manastirit të Deçanit.
“Në qoftë se ky vendim për Manastirin është i keq dhe i dëmshëm cili do të ishte vendimi i mirë dhe i dobishëm për neve? Kthimi i pronave te dy ndërmarrjeve shoqërore të menagjuara nga APK? Privatizim? Qëta që po thirren në interes publik i kane masakru pronat shoqërore vetë.” – shkroi ai.
Prandaj mos u cuditni kur bashkësia ndërkombëtare flet për komunitetin serb. Në letër i kanë të drejtat në maksimum, por në kokat tona jo. Për neve ndoshta edhe e kuptueshme por jo edhe e arsyeshme pasi vetë i kemi pranu këto kushte. Këtë diskutim duhet ta bëjme sinqerisht.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 14, 2024
Tutje, Ahmeti ka treguar se pse ndërkombëtarët flasin kaq shumë për serbët e Kosovës.
“Prandaj mos u cuditni kur bashkësia ndërkombëtare flet për komunitetin serb. Në letër i kanë të drejtat në maksimum, por në kokat tona jo. Për neve ndoshta edhe e kuptueshme por jo edhe e arsyeshme pasi vetë i kemi pranu këto kushte. Këtë diskutim duhet ta bëjme sinqerisht.” – shkroi ai.