Ahmeti për Mickoskin: Ai ka një foto me kallash, unë kam marrëveshje me ndërkombëtarët
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka reaguar liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, i cili ka thënë se i pari i BDI-së e ka humbur luftën.
Ahmeti ka thënë se Mickovski nuk di çka është lufta.
Gjatë një tubimi në Zhelinë të Tetovës, Ahmeti ka thënë se politikani maqedonas ka vetëm një fotografi me kallash në luftën e vitit 2001.
“Del Mickoski dhe thotë Ali Ahmeti ka humb luftën. Po çfarë lufte ka humbur Ali Ahmeti? Me marrëveshje ndërkombëtare të garantuar, të nënshkruar nga NATO, Amerika dhe Evropa”, është shprehur Ahmeti.
Në një video të postuar nga RTV21, lideri i BDI-së ka thënë se lufta e tij ishte e drejt.
“Dhe po më del me kallash po më përgjigjet mua. Pse i thash unë, me që e ka marrë si ofenduese se unë nuk i thash televizor po “televizi” si pleqtë e plakat që I thonë, e ka parë luftën. Po vërtetë ashtu e ka parë, se veç një fotografi nxjerri me kallash e tjetër nuk ka. Po unë kam marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar”, është shprehur Ahmeti.