Ahmeti kritikon Qeverinë: Nëse e ka hallin e qytetarëve, le t’i fal qeveria 100 eurot e tatimit në pronë
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për Ligjin e Tatimit në Pronë.
Ai ka thënë se Qeveria e ka rritur normën e Tatimit në Pronë pa asnjë konsultim me komunat.
“Nëse kaq shumë paska interesin e qytetarëve për me i fal 100 euro, atëherë le t’i fal qeveria pse e qet te komunat, le t’i subvencionon këto mjete buxhetore dhe le t’i fal por e para punës ka mujt mos me i rrit fare, pa asnjë lloj konsultimi me asnjë komunë është rrit norma e tatimit në pronë”, ka thënë ai për EO.
Sipas tij, Qeveria qëllimisht e ka hedhur topin te komunat.
“Besoj e dimë të gjithë dhe pasi e ka pa defektin e rritjes ka ardh në një momentum që dëshiron t’ia gjuajë komunave topin që le t’i falin komunat. Në fakt komunat mund të mos i obligojnë nga vitet e ardhshme po jo t’i falin sepse ligji nuk e lejon këtë situatë, prandaj ne kemi kontestimet tona dhe presim nga gjykata kushtetuese me marrë vendim”, është shprehur Ahmeti.