Ahmeti i PSD-së pas deklarimit të Ferajt: "E pse e shpallët tradhtar gjyqtarin?"
Aktivisti i Partisë Social-Demokrate, Bardh Ahmeti ka komentuar pretendimet e z. Feraj që e sheh si sukses heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Për dallim nga shefi i tij Albin Kurti, Hysamedin Feraj, nuk është marrë me dërgimin e Dejan Pantiqit në arrest shtëpiak.
Ai ka thënë se barrikadat po hiqen “pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të Vuçiqit”.
“Kryeministri e ministrja e drejtësisë e shpallën tradhtar gjyqtarin që e liroi Pantiqin. Aktivistët e mbushën sheshin me parulla me emra të prokurorit dhe gjyqtarit, disa nga ta nëpër rrjete sociale thanë “tradhtarët plumbin hak e kanë,”” – tha z. Ahmeti në profilin e tij.
Se tradhtarët e kanë plumbin hak e tha asamblisti i VV-së Egzon Azemi. Ndërsa, zëdhënësi Arlind Manxhuka e konsideroi lirimin e Pantiqit si “akt tradhtie”.
“E pse e shpallët tradhtar gjyqtarin o bërlloka?” – pyeti aktivisti.
