AGK reagon ndaj montazhës kundër gazetarëve: Fushatë e rrezikshme - NACIONALE

AGK reagon ndaj montazhës kundër gazetarëve: Fushatë e rrezikshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për disa fotomontazhe të bëra ndaj gazetarëve.

Duke e cilësuar si fushatë të rrezikshme, AGK ka njoftuar se cak i këtyre sulmeve janë gazetarët, Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi.

AGK ka thënë se një fushatë e tillë është shumë e rrezikshme dhe vë në cak sulmet online ndaj gazetarëve dhe familjarëve të tyre.

Asociacioni i Gazetarëve ka bërë thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen.

Reagimi i AGK-së:

Fushatë e rrezikshme me fotomontazhe ndaj gazetarëve

Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi, janë bërë cak i foto-montazheve, të cilat po shpërndahen në rrjete sociale këtë pasdite.

Foto-montazha e Buzhalës është krijuar në atë formë që të duket gjoja se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripostuar një cicërimë të Buzhalës, duke thënë se është njëri nga gazetarët më të mirë kosovar. Ndërsa, Kabashit dhe Hamidit, u janë vendosur flamuj të Serbisë në ballë me mbishkrimet: “Zagarët e Vuciqit”, si dhe “Bravo vëlla” (duke aluduar se kështu po iu drejtohet presidenti Serb dy gazetarëve).

Një fushatë e tillë, është shumë e rrezikshme dhe vë në cak të sulmeve online si gazetarët, ashtu edhe familjet e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që mediat të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

Lajme të ngjashme