“Frikacakë e pakurrizorë”, Pacolli ofendon opozitën: Janë kundër shtrirjes së sovranitetit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka quajtur opozitën frikacakë dhe pakurrizore.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se opozita është kundër shtrirjes së sovranitetit në çdo cep të vendit.
Ajo tutje ka shkruar se Qeveria Kurti do të vazhdoj punën e saj me shtrirjen e sovranitet, sundimit të ligjit e demokracisë.
“Opozita është kundër shtrirjes së sovranitetit në çdo cep të vendit. Ata si në pozitë ashtu edhe në opozitë kanë qenë e do të mbesin frikacakë e pakurrizorë. Qeveria Kurti do të vazhdoj punën e saj. Shtrirja e sovranitetit, sundimi i ligjit e demokracia nuk kanë alternativë.” – ka shkruar Pacolli.
