Ligji problematik për KPM-në, AGK-ja i kërkon Osmanit të dalë me qëndrim publik - NACIONALE

Ligji problematik për KPM-në, AGK-ja i kërkon Osmanit të dalë me qëndrim publik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të dalë me qëndrim publik për Ligjin e KPM-së.

AGK ka theksuar se po ndjek me interesim reagimet pas miratimit të Ligjit të KPM-së javën e kaluar nga shumica paralamentare në Kuvendin e Kosovës.

Këtyre shqetsimeve, u janë bashkuar Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Kosovës, dhe shumë përfaqësues të huaj diplomatik në Kosovë, duke vënë në pah që ligji nuk është në standardet e Këshillit të Europës.

AGK-ja, kërkon nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani – Sadriu, që të formojë qëndrim rreth këtij ligji dhe ta ndajë atë me publikun dhe të mos kufizohet vetëm tek roli i saj formal i dekretimit të ligjeve”, shkruan AGK.

AGK pret që Presidentja të deklarohet publikisht dhe të ndërveprojë me institucionet e tjera vendimmarrëse në mbrojtje të lirisë së medias dhe shtypit si bazament i një demokarice të shëndoshë, me aspirime të larta për integrim në BE.

Lajme të ngjashme