AGK-ja: Kosova shënon regres alarmant për 19 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij - NACIONALE

AGK-ja: Kosova shënon regres alarmant për 19 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një komunikatë, në të cilin ka shprehur shqetësimin e tyre për rënien në rënditje të Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij.

Sipas tyre, ky shënon një regres alarmant, pasi Koosva renditet 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar.

“Kosova shënon regres alarmant për 19 vende në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij

Publikimi i indeksit vjetor për lirinë e medies nga Reporters sans frontières / Reporters Without Borders / RSF, Reporterët Pa Kufij e rendit Kosovën në vendin e 75 në botë, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56.

Organizata më e madhe botërore për lirinë e medies, jep një sërë arsyesh për përkeqësimin e lirisë së medies në vendin tonë” – shkruan AGK-ja.

Lajme të ngjashme