Agjencia për infomim gjobitë Komunën e Fushë Kosovës: Berisha vazhdon t’a dëmotojë paranë publike - NACIONALE

Agjencia për infomim gjobitë Komunën e Fushë Kosovës: Berisha vazhdon t’a dëmotojë paranë publike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia për informim, e ka gjobitur Komunën e Fushë Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 8 mijë eurosh.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlonjat Hasani, ka shpërndarë në Facebook, vendimet e Agjencisë, duke përshkruar këtë gjobitje.

Sipas tij, Burim Berisha Kryetar i Fushë Kosovës, po vazhdon ta dëmtojë paranë publike, duke e shkelur ligjin, sepse nuk po lejon çasje në dokumente zyrtare.

Lexojeni të plotë reagimin e Hasanit:

𝐁𝐔𝐑𝐈𝐌 𝐁𝐄𝐑𝐈𝐒𝐇𝐀 𝐕𝐀𝐙𝐇𝐃𝐎𝐍 𝐓'𝐀 𝐃𝐄̈𝐌𝐓𝐎𝐍 𝐏𝐀𝐑𝐀𝐍𝐄̈ 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄

Komuna e Fushë-Kosovës, zyrtarët e Ekzekutivit, vartësit e Kryetarit, bashkë me Kryetarin, me qëllim të plotë e dëmtojnë buxhetin e Komunës, paranë publike, shkelin ligjin dhe mohojnë të drejtat ligjore, kushtetuese dhe administrative, duke mos lejuar çasje në dokumentet publike...

Për këtë, sot i'u shqiptua gjobë në vlerën e 8.000€, Kryetarit Berisha, për kërkesat që i kam drejtuar për çasje në dokumentet publike!

Kur "punët" e tyre tentojnë t'i kryejnë fshehtas, duke i lënë qytetarët në terr informativ, duke punësuar e shpërndarë me e pa kriter, harrojnë që është dikush duke i monitoruar dhe vëzhguar për punët e tyre "të ndyta"...

Krejt kjo fshehje ndodhë për t'i pamundësuar opinionit informimin për punët e dyshimta dhe të dëmshme që ata i bëjnë...!!!

Qytetarët duhet dhe kanë të drejtë të dinë për secilin veprim, sepse këtë u'a garanton Kushtetuta!!!

Lajme të ngjashme