Afishe të çuditshme në Prishtinë, përkujtohet 7 vjetori i “vdekjes juridike të Zajednicës”
Në kryeqytetin e Kosovës, pra në Prishtinë, janë parë ca afishe me mesazhe të çuditshme. Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, ka fotografuar një nga këto afishe, e cila ka një përkujtim interesant.
Në një kornizë me të cilën lajmërohen vdekjet, aty përkujtohet 7 vjetori i vdekjes juridike të “Zajednicës”. Në letrën e afishuar te Ministria e Kulturës, përmendet edhe njerëzit e pikëlluar për këtë vdekje “juridike” të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Përkujtim
Sot u mbushën shtatë vjet nga vdekja edhe juridike e “Zajednicës”, e cila pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme ndërroi jetë.” – shkruhet në këtë afishe.
