Afera ‘Zdravo’: Freedom House i përmend sulmet e VV-së ndaj Buzhalës, pasi Kusari – Lila konfirmonte se ka folur me Radojiçiq
Organizata e njohur amerikane, “Freedom House” ka publikuar raportin e vitit 2024 për shtetet në tranzicion. Qysh në fillim, thuhet se ndonëse Kosova pati stabilitet në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, kjo nuk rezultoi në përmirësime të dukshme në funksionimin e brendshëm të shtetit dhe zbatimin efektiv të reformave.
Aty përmenden edhe sulmet e pushtetit ndaj mediave, duke përfshirë edhe atë ndaj gazetarit të Nacionales, Berat Buzhala.
Krjet kjo, nisi pas publikimeve ku shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dëgjohej duke komunikuar me zyrtarë të Listës Serbe.
“Në korrik, AGK-ja kiritkoi sulmet ndaj mediave nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në veçanti, AGK-ja vuri në dukje një kampanjë njollosjeje ndaj gazetarit Berat Buzhala i cili publikoi audio incizime të një bisede të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila. Në incizimet e korrikut 2023, Kusari – Lila dëgjohej duke thënë se ajo ka folur me Radojiçiq, ish zyrtarin e Listës Serbe, i kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe i cili ka qenë nën sanksione të ShBA-së për pjesëmarrje në aktivitete kriminale, i cili më pas udhëheqi sulmin e bajnskës në shtator 2023." - u shpreh ai.