Afati prej 30 ditësh, Peci: Ekziston mundësia që presidentja t`i drejtohet Kushtetueses për të qartësuar tutje
Faton Peci, njeri nga kryetarët e partisë Guxo, ka përfunduar takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se ka paqartësi se çfarë do të ndodh pasi të kalon afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit, afat ky i caktuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, ekziston mundësia që edhe presidentja t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të qartësuar këtë afat kohor.
“E vërteta është se tash jemi bë të gjithë ekspertë të interpretimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, po them ekspertë në thonjëza, çështja është që ka paqartësi se cili do të jetë veprimi, dhe nuk është lehtë i parashikueshëm se cilat do të jenë konsekuencat. Dhe në një rrethanë të tillë ekziston mundësia që edhe presidentja ti drejtohet Kushtetueses për të qartësuar tutje se çka ka dashtë në momentin kur e ka vendos afatin prej 30 ditësh”, ka thënë Peci.