Afati 30 ditor mbaron të premten, Abdixhiku: Presim interpretim të ri nga kushtetuetsja, këtë që kemi nuk e respekton VV
Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se Vetëvendosja “ka uzurpuar institucionet” dhe nuk e ka për ngut të krijojë institucionet e raja as pas 50 seancash konstitutive.
2Nuk i lë hapësirë zhvillimit demokratik, as fjalës së lirë të deputetëve nëpërmjet uzurpimit të ulëseve të Kuvendit. Nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura. Ajo që pritet pas afatit 30-ditor që kalon më datë 25, është të kemi një interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese. Ne një interpretim e kemi, sikur nuk kemi një respektim të saj”, u shpreh Abdixhiku.
“Qëndrimet e LDK-së i dini, pozicionet e LDK i dini, por ajo që është e rëndësishme është se po bëhet një kauzë që nga vendimi i Gjykatës Supreme, që e konstaton përfundimisht që ministrat dhe kryeministri janë uzurpatorë të qeverisë. Prokuroria duhet të veprojë, sepse është e paparë. Sa i përket krizës politike në vend, është vërtet tragjike fakti që pas 50 ditëve nuk arrin një parti që ka 48 deputetë të bëjë një shumicë, edhe pse ka alternativa shumë”, tha Abdixhiku.