Aeroporti i Prishtinës 'nën kërcënim': Pamje të qytetarëve të evakuuar
Qindra qytetarë po presin në ambientet e jashtme të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. E gjithë kjo pas alarmit se ky aeroport është kërcënuar për praninë e një bombe.

I gjithë rasti u konfirmua edhe nga zyrtarët e aeroportit. Zëdhënësja Valentina Gara ka theksuar se epiket e specializuara po merren me situatën.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka thënë Gara.


E Nacionale po qëndron në ambientet e këtij aeroporti, dhe nga atje ju sjellë pamjet e fundit në kohë reale.
Në aeroport tashmë kanë arritur edhe njësitet e specializuara të policisë, saktësisht Njësia K9

Policia ka thënë se kërcënimin e kanë pranuar në sot në orët e paradites, pa e saktësuar orën.

Kujtojmë që muaj më parë kishte patur kërcënime të ngjashme në Aeroport dhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.