Absurde: Basha pretendoi se “s’ka qenë në dijeni për bashkëautorësi” në artikullin famëkeq anti-UÇK - NACIONALE

Absurde: Basha pretendoi se “s’ka qenë në dijeni për bashkëautorësi” në artikullin famëkeq anti-UÇK

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Me të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashës i doli në skenë një punim 'shkencor', i cili me brutalitet e kriminalizon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht, në një reagim në Facebook ditë më parë, ai u përpoq të minimizonte përfshirjen e vet duke e kufizuar vetëm në kapitullin e tretë. Por sot, nën peshën e presionit publik, Basha kërkoi falje, duke pranuar me një ton të vakët se “do të duhej të isha më i kujdesshëm”. Megjithatë, edhe ky “pendim” nuk e fshehu dot përpjekjen e tij të vazhdueshme për ta relativizuar përgjegjësinë dhe për ta zbehur rolin e tij në artikullin famëkeq.

Në konferencën e thirrur për media, pas dështimit të takimit konsultativ me nënkryetarët e Kuvendit, Basha përsëriti të njëjtën narrativë mbrojtëse: se angazhimi i tij në punimin e hartuar bashkë me “studiuesen” thellësisht antishqiptare, Jana Arsovska, paska qenë i kufizuar vetëm në një kapitull mbi depërtimin e islamit radikal në Ballkan. Dhe, sipas tij, sikur të kishte qenë në dijeni të përmbajtjes së plotë, emri “kurrë nuk do ta pranonte” të figuronte si bashkëautor.

“Kurrë, në asnjë moment, nuk do ta kisha pranuar të jem bashkëautor i një artikulli ku UÇK-ja paraqitet në atë mënyrë. Që nga viti 2008 unë kam botuar opinione dhe kam qenë pjesë aktive e jetës publike. Asnjëherë nuk kam ditur se do të publikohej si bashkëautorësi.”

Për ta bërë situatën krejt tragjikomike, Basha pretendoi se “Asnjëherë në jetë nuk e kam lexuar këtë artikull”:

“Asnjëherë në jetë nuk e kam lexuar këtë artikull; vetëm ditët e fundit pashë se aty shfaqej edhe emri im. E pranoj se do të duhej të isha më i kujdesshëm; po ta kisha lexuar, do të kisha reaguar menjëherë. Është e vërtetë se duhet mbajtur përgjegjësi, por në atë kohë isha student”, tha Basha.

Por, emri i tij figuron qartazi si bashkëautor i punimit në fjalë, ku Lufta Çlirimtare e Kosovës lidhet drejtpërdrejt me krimin e organizuar dhe trafikimin e drogën. Bashkëautorësia, sipas standardeve akademike ndërkombëtare, nënkupton se një autor i listuar ka kontribuar në mënyrë substanciale në përmbajtjen e punimit, dhe për pasojë merr jo vetëm meritat, por edhe përgjegjësinë etike e ligjore për tërë përmbajtjen të tij.

Në punime të tilla bashkëautoriale, të gjithë autorët duhet të jenë dakord me versionin final dhe të marrin përgjegjësi të plotë për tekstin. Rasti i Bashës, pra, vështirë të mund të shpjegohet thjesht me një mungesë kujdesi.

Disa nga pretendimet e tmerrshme në artikull:

“UÇK-ja nuk mbështetej zyrtarisht nga asnjë shtet, kështu që duhej të mbështetej në burime të tjera alternative financimi (Raufer, 2003; Leëis, 2011; Loëen, 2011). Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në. Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së.8 Ndërsa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet, ka raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqimisht një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së (Jonsson, 2013)”, shkruan Dimal Basha.

“Në Belgjikë, i ashtuquajturi shef i ‘mafias shqiptare’ VH la plumba para dyerve të njerëzve nga diaspora shqiptare si një kujtesë se taksat ‘vullnetare’ që ata duhej të paguanin në mbështetje të qeverisë në hije dhe UÇK-së nuk ishin realisht “vullnetare”.9 Mbijetesa e UÇK-së varej nga financimi i ofruar nga banditët patriotë që vepronin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare si Vendlindja Thërret ‘Atdheu thërret’. Xhavit Haliti ishte ish-kreu i logjistikës për UÇK-në dhe deri në vitin 2011 ishte një deputet i lartë për partinë PDK në Kosovë. Sipas një raporti të inteligjencës së KFOR-it, Haliti drejtoi Fondin Atdheu Thërret dhe kur financimi u tha, “u drejtua krimit të organizuar në një shkallë të gjerë”, shkruan Basha.

Lajme të ngjashme