Abrashi i futet konsiparcioneve: Escobar i ka premtuar Brnabiqit që do ta detyrojë Kosovën të flas për Asociacionin - NACIONALE

Abrashi i futet konsiparcioneve: Escobar i ka premtuar Brnabiqit që do ta detyrojë Kosovën të flas për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, është futur në konspiracione për takimin që ambasada amerikane do ta mbaj të martën me shoqërinë civile, ku do të diskutohet për Asociacionin.

Ai ka thënë se ky takim po mbahet ditën e fundit të janarit sepse emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka premtuar kryeministres serbe se do ta detyroj Kosovën që deri në fund të këtij muaj do të flas për Asociainin.

“Takimi të marten në ambasadë amerikane në Prishtinë po mbahet në ditën e fundit të janarit, sepse Escobar i ka premtuar Brnabiqit që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojë ASMM”, ka shkruar Abrashi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme