Abdullahu i PDK-së “i mëshon” kryeministrit: Vuçiqi s’është doktor, por Kurti është bërë për doktor - NACIONALE

Abdullahu i PDK-së “i mëshon” kryeministrit: Vuçiqi s’është doktor, por Kurti është bërë për doktor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka komentuar statusin e kryeministrit Albin Kurti të publikuar gjatë së martës në Tëitter.

Abdullahu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kryeministri “e ka mirë, Vuçiqi nuk është doktor”.

Megjithatë, sipas tij “Kurti është bërë për doktor, për doktor politik”.

“Mirë e ka Kurti - Vuçiqi nuk është Doktor. Por Kurti vet oshtë bo për Doktor. Për Doktor politik. E diagnoza është - rritja e niveli të tërpisë për pushtet.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryeministri në postimin e tij la të kuptohet se kishte bërë një propozim për Asociacionin.

“Pasi refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri të nënshkruante Aneksin e 18 marsit, presidenti i Serbisë kishte refuzuar ofertën time gjeneroze për vetëmenaxhimin e serbëve, në një asociacion që e kisha draftuar dhe propozuar. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, e dimë që nuk është doktor,” – ka thënë z. Kurti.

Lajme të ngjashme