Abdixhiku flet për programin për arsim në Viti: Mësim gjithëditor, 150 euro koeficienti, çerdhe të reja - NACIONALE

Abdixhiku flet për programin për arsim në Viti: Mësim gjithëditor, 150 euro koeficienti, çerdhe të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Kampus të Shkollave të Mesme në Viti, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin për arsim të partisë së vet – ku foli edhe për mësimin gjithëditor dhe zotimin për rritjen e koeficinentit të pagave në 150 euro.

Ky kampus është dëshmi e qartë e vizionit tonë për një arsim më të mirë, ku infrastruktura moderne krijon hapësira të përshtatshme për zhvillimin e brezave të rinj. Të rrethuar nga afro 100 mësimdhënës, ndamë idetë tona për një sistem arsimor që fuqizon mësimdhënësit e nxënësit, dhe që e çon Kosovën përpara”, tha ai.

Programi ynë për arsimin do të sjellë:

🔵 Mësimin gjithëditor në së paku 5 komuna

🔵 Koeficientin 150 për të gjithë të punësuarit në sektorin arsimit - në javën e parë.

🔵 Ndërtimin e 80 çerdheve të reja publike.

🔵 Digjitalizimin e plotë të shkollave, për një qasje moderne dhe të integruar për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

🔵 Klasa me më pak nxënës, për më shumë vëmendje ndaj secilit nxënës dhe për mësimdhënie më cilësore.

🔵 Kodimin si lëndë të detyrueshme në shkollat fillore, për të përgatitur nxënësit për epokën digjitale”, tha Abdixhiku

Lajme të ngjashme