Abdixhiku viziton një tjetër biznes familjar: Një thesar i veçantë, LDK e njeh mirë rolin e bizneseve të vogla - NACIONALE

Abdixhiku viziton një tjetër biznes familjar: Një thesar i veçantë, LDK e njeh mirë rolin e bizneseve të vogla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vazhduar vizitat e tij tek bizneset e vogla e familjare.

Sot ai ka qëndruar te Farm Market, një biznes i cili udhëhiqet, nga një çift i përkushtuar që mishëron vet shiprtin sipërmarrës në Kosovë, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Abdixhiku tutje ka shkruar se LDK e njeh mirë rolin e bizneseve të vogëla, e se për të, një biznes i tillë që është në funksion të bizneseve të vogla është një thesar i veçantë.

E plotë:

Sot, vizitova Farm Market, një thesar i veçantë. I drejtuar nga Yllka dhe Sokoli, një çift i përkushtuar që mishëron vet shpirtin sipërmarrës në Kosovë, Farm Market ofron produkte ushqimore të kultivuara nga familjet dhe bizneset e vogla vendore. Çdo produkt këtu, nga djathi e deri tek ajvari, nga reçeli e deri tek mjalti, ka një tregim unik për të treguar, një familje pas saj, një traditë që ruhet e kultivohet në secilën prej këtyre familjeve.

Tregimet si këto kanë nevojë për mbështetje shtetërore. LDK e njeh mirë rolin vendimtar që këto biznese të vogla familjare luajnë në ekonominë kombëtare. Prandaj po flasim me to, siç dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis ku ndërmarrje të tilla mund të arrijnë potencialet më të larta. Plani ynë parasheh, përtej ofrimit të granteve, aftësimit e formalizimit të prodhuesve të vegjël, dhe zhbërjen e gjithë burokracisë së letrave, që është bërë tashmë një mur i pakapërcyeshëm mes shtetit dhe bizneseve të vogla familjare.

Vizita në FarmMarket dhe biznese të tjera familjare gjatë dy javëve të fundit vetëm sa më kanë forcuar bindjen e adresës sonë zhvillimore. Ne duhet të mbrojmë, promovojmë dhe fuqizojmë bizneset tona të vogla. Ata janë shtylla kurrizore e komunitetit dhe ekonomisë sonë.

Lajme të ngjashme