Abdixhiku viziton një çerdhe në Prishtinë: Premtimi që do të ndërtohen 160 na del një mashtrim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka vizituar një institucion parashkollor në Prishtinë.
“Me Albinën sot vizituam Institucionin Parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë. Aty takuam edukatoret e këtij kopshti që çdo ditë kujdesen për 267 fëmijë”, - ka Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
Kreu i LDK-së ka lavdëruar punën e edukatorëve duke shtuar se të njëjtat meritojnë kompensim të duhur, përkatësisht propozimin e LDK-së, Abdixhiku e konsideron adekuat.
“Puna e tyre e çmueshme - në këtë kopsht e secilin tjetër në Kosovë - përveç mirënjohjes, meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Me propozimin tonë për koeficient, ky kompensim merr kuptim sepse për herë të parë paga e tyre bazë arrin në 650 euro”, - ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij, premtimi i Qeverisë Kurti se do të ndërtohet 160 institucione parashkollore është një mashtrim, teksa shton se plani i LDK-së garanton përkujdesje të duhur për çdo fëmijë.
“Për fëmijët e familjet kosovare ndërsa, premtimi për 160 çerdhe për një mandat na del vetëm një mashtrim. Tash e dy vite nuk është ndërtuar as edhe një. Në planin e LDK-së, përtej koeficientit 125 do të përkujdesemi që çdo fëmijë, në gjithë vendin, nga mosha 3 vjeç të hyjë në programin e kopshtit”, - përfundon Abdixhiku.
