Abdixhiku takon të rinjtë e LDK-së: Koha ta bëjmë këtë të ardhme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kaluar ditën me të rinjtë e të rejat të Forumit për Rini në kuadër të LDK-së.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këta të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjithë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit!
“Me të rinjtë e të rejat e Forumit, qëndrova në Rugovë, në përgatitjet finale para nisjes së kampanjës së madhe të vullnetarizmit për Lidhjen dhe zgjedhjet e 9 shkurtit. Këta 100 të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjtihë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit! Kjo lidhje, po nisë me plot pasion e energji, me plot ëndrra të një gjenerate të re që kupton se e ardhmja nuk pritet por bëhet.” – ka shkruar Abdixhiku.
Gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka thënë se “koha ta bëjmë këtë të ardhme!”
“Unë tashmë kam shtruar vizionin e një rruge drejt kësaj të ardhme, por këtë rrugë s’mund ta bëjë vet. Ajo i përket të gjithëve,. I përket në veçanti, secilit të ri e secilës së re që mendon ta bëjë vendin tonë të jetueshëm! Prandaj nga sot, ne kemi shtrirë ftesën për bashkim e angazhim rinor vullnetar në secilën anë! Nga sot, ne nisim ta bëjmë rrugën bashkë!” – ka shkruar ai.