Abdixhiku takon Delegacionin Austriak, flasin për situatën aktuale politike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë e partisë delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori austriak, Christoph Weidinger.
Siç ka njoftuar Lidhja Demokratike, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë çështjen e sigurisë.
“Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend me theks të veçantë çështjen e sigurisë. Po ashtu në takim u vlerësuan raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu ai kërkoi mbështetje në proceset integruese si dhe lobim për njohje të reja për Kosovën”, ka njoftuar LDK.
“Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e praktikave parlamentare”, thueht në njoftimin e LDK-së.
