Abdixhiku prezanton sonte në Pejë programin për shëndetësi: Programi më ambicioz i prezantuar ndonjëherë në këtë sektor
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sonte do të prezantojë programin për Shëndetësi në Pejë.
Abdixhiku ka thënë se programi i Shëndetësisë është programi më abicioz i prezantuar ndonjëherë.
“Rrugës për në Pejë, për të prezantuar programin tonë për Shëndetësi; padyshim programin më ambicioz të prezantuar ndonjëherë në këtë sektor!”
“Për 4 vite, shëndetësia kosovare do të jetë model teansformues në rajon - dhe për këtë jam jo vetëm entuziast por dhe pa durim!” – ka shkruar ai në Facebook.