Abdixhiku prezanton projektet më të mëdha: Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik - NACIONALE

Abdixhiku prezanton projektet më të mëdha: Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar disa prej projekteve më të mëdha të cilat mëton t’i realizojë.

Ato janë Spitali, Centrali me Gaz, Unaza e Prishtinës etj.

Postimi:

Mirëmëngjesi Kosovë.

Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik janë disa nga projektet tona më të mëdha të prezantuara tash e një vit.

Këto investime, rreth 2 miliardë euro, në katër vite mandat - me buxhet 16 miliardë, e vendosin Republikën tonë në stad të ri jo vetëm zhvillimor por dhe historik.

Projektet e ‘Rrugës së Re’ e vet vizioni ynë, janë projeksione reale të një Kosove që po na pret. Alternativa e kësaj të ardhme mbetet urrejtja, mllefi e përçarja e brendshme në moçalin e madh popullist që ushqen veç vrer!

Ndryshimi megjithatë po vjen.

Erdh me 40 mijë regjistrime nga bashkatdhetarët.

Erdh me 17 tubimet e mëdha të turneut të madh.

Do të vjen me angazhimin monumental që na pret në fushatë - e sidomos pas 9 shkurtit - kur puna e vërtetë nis menjëherë!

Mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar!

E ardhmja është e bukur!

Lajme të ngjashme