Abdixhiku premton paga prej 900 euro për policët, ushtarët, infermierët e zjarrfikësit
Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në Klinë prezantoi programin e tij qeverisës.
Ai premtoi vendosjen e koeficientit prej 150 euro për rreth 80 mijë punëtorë të sektorit publik.
“Ne do ta rrisim dinjitetin e punës në Republikën tonë. Mësuesi do të ketë pagë 1000 euro, ndërsa polici, ushtari, infermieri dhe zjarrfikësi do të marrin paga prej 900 euro në muaj. Koeficienti 150 do të zbatohet për mbi 80 mijë punëtorë të sektorit publik të Kosovës, që në javën e parë të qeverisjes.”