Abdixhiku përkujton Rugovën: Udhëheqës i lëvizjes më të madhe kombëtare për liri - NACIONALE

Abdixhiku përkujton Rugovën: Udhëheqës i lëvizjes më të madhe kombëtare për liri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka përkujtuar Ibrahim Rugovën, ish-president i Kosovës gjatë viteve 90-ta dhe pas luftës.

Në një status, Abdixhiku ka pasur fjalë të mëdha për Rugovën, duke e quajtur udhëheqës të lëvizjes më të madhe kombëtare për liri.

Tutje, ai ka vlerësuar se sot “ndjejmë nevojën për ta mbajtur gjallë frymën e tij”.

Sot, teksa përulemi për të nderuar kujtimin e tij, reflektojmë mbi gjurmët e tij të pashlyeshme në historinë e vendit dhe sot, më shumë se kurrë, ndjejmë nevojën për ta mbajtur gjallë frymën e tij në çdo hap që ndërmarrim për të ardhmen e Kosovës. Ibrahim Rugova mbetet figura më e madhe politike e historisë sonë, një simbol i përjetshëm i sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme