Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ishte përmbajtësor, i mbarë dhe i mirë - NACIONALE

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ishte përmbajtësor, i mbarë dhe i mirë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të mbarë, të mirë e përmbajtësor takimin me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sipas tij, janë dy rrugë; ose koncensus, ose marrëveshje politike. Në marrëveshje politike, mund të ketë gjithçka, sipas Abdixhkikut.

Ishte një takim ndërpartiak që diskutonte çështjen e Presidentit dhe jo vetëm, folëm edhe për çështje të tjera. E falënderova për çështjen e përfshirjes së buxhetit të Komunës së Prishtinës. U zotuam për marrëveshjet ndërkombëtarë. Për Presidentin janë vetëm dy rrugë përpara; ose koncensus në këto nëntë ditë ose një marrëveshje klasike politike. Mbetëm të takohemi edhe në ditët në vijim. Folëm për parime, për t’i shmangur zgjedhjet e parakohshme. Ose do të ketë koncensus ose marrëveshje ndërmjet dy partive, në këtë rast. Marrëveshja politike, lë të hapur gjithçka. Pra, ishte takim përmbajtësor, i mbarë dhe i mirë.” - tha Abdixhku.

Lajme të ngjashme