Abdixhiku për garën në Prishtinë: Ata që e duan Prishtinën, nuk e bllokojnë – këta e bllokuan - NACIONALE

Abdixhiku për garën në Prishtinë: Ata që e duan Prishtinën, nuk e bllokojnë – këta e bllokuan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtina nuk u beson atyre që e kanë bllokuar.

Duke folur në “Debat Plus”, ai tha se “Prishtina do ta jap verdiktin final”:

“Në Prishitnë po bëhet një punë e jashtëzakonshme edhe përkundër bllokadave që janë bërë. Prishtina sheh, kupton dhe do ta jap verdiktin final”.

Sipas tij, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku – që ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Prishtinës – i ka bllokuar projektet e kryeqytetit.

Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu. Kur e don Prishtinë, nuk e bllokon. Nuk ia bënë këtë kryeqytetit dhe qytetarëve të Prishtinës. Këta e kanë blloku” - ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se shumë shpejtë do të bëjnë publike kandidaturët për kryetarë të komunave.

Pjesa më e madhe ku qeverisim do të kemi rikandidime. Po bëhet lista e përbashkët e 1045 asamblistëve. Synimet janë që të marrim mbështetje në komunat ku kemi punuar për këto 4 vite mbarë e mirë dhe në komunat ku s’kemi pasur qeverisje. Nuk do t’i humbim asnjë që i kemi. Po punojmë që të fitojmë” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme