Abdixhiku pas pritjeve masive nëpër tubime: Sllogani ynë nga “Bëhu Ndryshimi”, në “Krejt Kosova LDK” - NACIONALE

Abdixhiku pas pritjeve masive nëpër tubime: Sllogani ynë nga “Bëhu Ndryshimi”, në “Krejt Kosova LDK”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Deçan të premten bëri një propozim para simpatizantëve e përkrahësve të shumtë që e pritën në sallë.

Abdixhiku gjatë këtij fjalimi propozoi që ta ndryshojnë slloganin nga “Bëhu Ndryshimi”, siç e kanë tani, në “Krejt Kosova LDK.”

Propozoj para jush këtu, ta ndryshojmë slloganin që sot. Nga ‘’Bëhu Ndryshimi’’ në ‘’Krejt Kosova LDK’’. Sepse ndryshimi tashmë ka ndodhë, kur krejt duan të duken si ne, krejt Kosova është LDK. Meqë duan të na ngjasojnë, e meqë aq shumë duan të duken si ne, le tua bëjmë më të lehtë këtë zgjidhje. Le të votojnë drejt për drejt LDK, le të votojnë 124.” – ka thënë Abdixhiku.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme