Abdixhiku pas arrestimit të Krasniqit: Shkarkimi është i vonshëm
Nagip Krasniqi, drejtor menaxhues i KEK-ut, tashmë gjendet prapa grilave, pasi është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku, kryetar i LDK-së, kërkoi përgjegjësi politike për “mafinë energjetike”.
“Ishte interes i mafisë energjetike që ky Bllok të mos prodhonte rrymë. Sepse, për aq kohë sa ishte jashtë funksionit, Kosova detyrohej të importonte energji. Vetëm gjatë 11 ditëve të para të prillit, Kosova kishte importuar plot 5.4 milion euro rrymë. Nuk ka një biznes tjetër, ku 5.4 milionë euro mund të gjenerohen për vetëm 11 ditë. Mjaftueshëm për të mbuluar 45 mijë pensione, apo ndërtuar 9 çerdhe për fëmijë - të djegura për vetëm 11 ditë!” – shkroi Abdixhiku.
I pari i LDK-së vlerësoi se tashmë shkarkimi është i vonshëm.
“Tani shkarkimi është i vonshëm. Përgjegjësia politike për vendosjen, mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe të mafisë energjetike është domosdoshmëri. Kjo përgjegjësi ka adresë vet Qeverinë.” – shrkoi tutje ai.