Abdixhiku nga tubimi në Vjenë: “Turneu i Ndryshimit” po dëshmon momentumin e jashtëzakonshëm të LDK-së brenda dhe jashtë Kosovës
Kryetari i LDK-së ka thënë se “Turneu i Ndryshimit po vazhdon ta dëshmojë momentumin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda dhe jashtë vendit”, pas mbështetjes së madhe në tubimin e radhës në Vjenë.
Postimi:
Turneu i Ndryshimit po vazhdon ta dëshmojë momentumin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda dhe jashtë vendit!
Pas mbështetjes së madhe në tubimet e ndryshimit, sonte ndaluam në Vjenë. Aty bashkatdhetarët tanë na pritën me një pjesëmarrje mbresëlënëse dhe me entuziazmin e flaktë që e reflekton dashurinë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Mbrëmje si kjo janë dëshmi se ndryshimi është afër, dhe se Lidhja jonë po forcohet çdo ditë e më shumë kudo që rreh zemra e atyre që ja duan të mirën atdheut.
Vizioni ynë për një Kosovë të zhvilluar e të drejtë ku rinia i jetëson ëndrrat dhe e ndërton të ardhmen, ku çdo profesionist ndjehet i përmbushur, dhe ku çdo familje e çdo qytetar e jeton jetën me mirëqenie e dinjitet, nuk mund të realizohet pa përbashkimin tonë të madh në Kosovë e mërgatë!
Jemi popull i vogël për të përjetuar kaq urrejtje, ndarje e përçarje. Jemi vend me shumë mundësi për të bërë të ardhmen tonë siç e meritojmë! Të barabartë mes kombeve evropiane! Do ta bëjmë!
Bëhu Ndryshimi!