Abdixhiku nga Malisheva: Kosova meriton dhe mundet më shumë - NACIONALE

Abdixhiku nga Malisheva: Kosova meriton dhe mundet më shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar qytetarët e Malishevës, ku ka thënë se vendin e kanë në mes qytetarëve për të folur për çdo brengë e hall që ata kanë përballë.

Në Malishevë, i pari i LDK-së ka thënë se në mesin e qytetarëve po e gjejnë të vërtet që sipas tij është kriza.

“Në Malishevë, sonte vazhduam takimet e zakonshme me qytetarë. Vendin e kemi mes tyre, të braktisurve nga popullizmi, për të folur për çdo brengë e hall që ata kanë përballë. ‘LDK ju dëgjon’ është platforma e vetme e ballafaqimit tonë me të vërtetën. Aty, mes njerëzve të këtij vendi, po e gjejmë këtë të vërtetë. Atë të krizës, rëndesës së përditshme, mungesës së kujdesit e thyerjes së vet perspektivës. Familjet kosovare janë sot në vështirësi. Çmimet e larta, të ardhurat e ulëta, vështirësitë në shëndetësi e edukim, shënojnë përditshmërinë e tyre. Ata janë të ngopur me ankesat mbi të shkuarën, siç janë në kërkim të së ardhmes.” – ka shkruar Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku ka thënë se Kosova meriton dhe mundet më shumë.

Kosova meriton më shumë. Kosova mundet më shumë. Si LDK, mesazhin e tyre po e marrim qartë. Dhe në këtë mbrëmje, në përvjetor të 33-të të rrugëtimit me ta, u ndamë edhe më të lidhur edhe më të përmbushur në misionin tonë politik.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme