Abdixhiku: Në fushatë kam dhënë projekte që janë zgjidhje për Kosovën, e jo të kërkoj 500 mijë vota
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e 500 mijë votave, duke vënë në kontrast qasjen e tij krejtësisht tjetër në fushatën e tij, duke e parë “detyrën e kryeministrit si shërbim ndaj njerëzve.”
Abdixhiku tha në “Presing” se ai qytetarëve ua ka prezantuar një program të cilin, së bashku me ekipin e tij, e beson si “zgjidhje për Kosovën.”
“Këta besojnë që populli duhet me bë për ta. Unë nuk kam dalë në fushatë me thënë: 'M’i jepni 500 mijë vota.' Unë kam dalë në fushatë me thënë që po ua jap këto projekte që unë besoj se, me ekipin tim, i kemi gjetur si zgjidhje për Kosovën. Kjo është qasje bazike e kuptimit që ti je në shërbim. Pra, unë e kuptoj detyrën e kryeministrit si shërbim ndaj njerëzve, e jo si domosdoshmëri e njerëzve në shërbim ndaj meje,” – tha ai.