Abdixhiku: Ministrja e Drejtësisë duhet të dorëhiqet, në ditë zie bëri fushatë në Maqedoni të Veriut - NACIONALE

Abdixhiku: Ministrja e Drejtësisë duhet të dorëhiqet, në ditë zie bëri fushatë në Maqedoni të Veriut

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet të jap dorëheqje nga pozita e saj, për shkak të vrasjes së grave.

Kreu i LDK-së ka thënë se ministrja Haxhiu bëri fushatë në Maqedoni të Veriut, kur në Kosovë kishte ditë zie për vrasjen e grave.

Ai ka thënë se investimi kaq i madh i partisë në pushtet në fushatën zgjedhore në Maqedoni të Veriut, ka thënë se po i ndanë shqiptarët atje. “Vazhdimisht kam thënë se çdo interferim i institucioneve të Kosovës në rajone shqiptare në Ballkan, është i dëmshëm. I dëmshëm dhe i pakuptimtë është edhe ndërhyrja në Luginë të Preshevës”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, pjesëmarrja në fushatë në Shkup dhe qytete tjera, po i kontribuon përçarjes së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Lajme të ngjashme