Abdixhiku me fjalim gjithëpërfshirës, kujton Rugovën, UÇK-ë e familjen Jashari - NACIONALE

Abdixhiku me fjalim gjithëpërfshirës, kujton Rugovën, UÇK-ë e familjen Jashari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë ka përfunduar seanca solemne e 15-vjetori të Pavarësisë së Kosovës. Por në seancën solemne një fjalim e ka mbajtur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e përshkruar rrugëtimin e gjatë drejt pavarësisë e shtetndërtimim.

Në fjalimin e tij, që përmbante edhe copëza kujtimi nga fëmijëria e tij, Abdixhiku përmendi helmimet e nxënësve shqiptarë në pranverën e 1990-së e problemet e tjera që si i ri përballej ai dhe e gjithë shoqëria.

"Dhe në këtë nderim të së shkuarës, në këtë 15 vjetor tonin si shtet i pavarur e i lirë, le t’i kujtojmë të gjitha sakrificat e gjeneratave të tëra. Të kujtojmë e nderojmë Atin Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, prirja e të cilit ishte udhërrëfim drejt shtetësisë. Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE e me miqësi të përhershme me SHBA – është rruga jonë sot."deklaroi kryetari i LDK-së, Abdixhiku.

Sigurisht, z. Abdixhiku, nuk ka harruar të kujtojë edhe sakrificën e Jasharëve edhe rënien e shumë dëshmorëve për lirinë e vendit, civilët e vrarë e gratë e dhunuara gjatë luftës.

"Rrugëtimi ynë si shtet krenar, me njerëz të jashtëzakonshëm e të ardhme të ndritshme do të vazhdojë. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e pavarësisë Kosovë. Të paqim përgjithmonë." - ishin fjalët përmbyllëse në fjalimin e Abdixhikut në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës solemne.

Lajme të ngjashme