Abdixhiku zotohet fort: Punëtorët i harroi shteti, me ne në qeveri shteti kthehet te ju
Fjalët më të përzgjedhura i pati për punëtorët në vend, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.
Mijëra të tubuarve iu drejtua me konstatimit se shteti ka harruar punëtorët – dhe që, me LDK-në në qeverisje “shteti kthehet te ta”.
"Kam parë dhe betejën e ndërmarrësve e inovatorëve që nuk kanë projekte zhvillimore në shtetin që i konsideron si shkatërrimtarë të vetmit që krijojnë! Në shtet, shtetin e tyre, në qeveri, në qeverinë e tyre, të njëjtit duhet të gjejnë partner, mbështetës e mbrojtës – sikurse secili ndërmarrës tjetër kudo nëpër botë!
Kam parë përpjekjen e mësuesve, mjekëve, zjarrfikësve, shërbyesve publik, kam parë përpjekjen e policëve, ushtarëve, përpjekjen e sportistëve e artistëve e secilit tjetër në këtë shoqëri, që e bën atë çfarë ne quajmë sot Kosovë. Kam parë, mbi të gjitha, betejën e atyre të lënë në harresë e nevojë!
Të gjithë këta, shtetin e kanë, por shteti nuk është për ta. Më 9 shkurt, shteti kthehet te ta”, tha Abdixhiku.