Abdixhiku: Me analizimin e rastit të dy Gjermanive e kuptova që Kurti nuk e ka idenë për dialog
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka dhënë një intervistë për"Debat Plus" të RTV Dukagjinit, në të cilin e ka vlerësuar Kurtin si të papërgaditur për të dialoguer me Serbinë.
Se kryeministri Kurti është i papërgaditur pë dialogun me Serbinë, Abdixhiku thotë se e kuptoi kur shefi i Qeverisë pranoi marrëveshjen e normalizimit me shumë të meta.
Për këtë Abdixhiku thotë se ka krahasuar rastet me normalizimin që kanë bërë dy gjermanitë.
“Kam analizuar relacionet e normalizimit mes dy gjermanive. Pjesa e parë e marrëveshjes Kosovë-Serbi është copy-paste nga marrëveshja mes dy gjermanive pos në një rast. Gjermanitë e kanë ballafaqimin me të shkuarën, Kosova e ka tejkalimin e së shkuarës”, tha Abdixhiku.
“Këtu më kanë lindur dyshimet e para se kryeministri Kurti nuk e ka fortë idenë për dialog. Pra ai është shumë i dhënë pas popullizmit, derisa në përmbajtje është dukë bërë dëm të madh”, shtoi ai.
