Abdixhiku: LDK nuk bëhet pjesë e ndonjë qeverie afatshkurte
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile. Në Rubikon të Klan Kosovës Abdixhiku tha se nuk ka asnjë arsye të vetme që LDK të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurte e pastaj të shkohet në zgjedhje prap.
”Për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile. Nuk ka asnjë arsye të vetme LDK-ja të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtë dhe që hyn me një konstulacion të ndërlikuar, për të shkuar në zgjedhje në mars. Kështu se bëjmë. S’duhet të bëhet”, tha ai.
“Ka një fitues të zgjedhjeve dhe presioni i vetëm që duhet të ndodhë në Republikën e Kosovës, është që ky fitues i zgjedhjeve të bëj institucionet e Kosovë”, ka deklaruar i pari i LDK.
I pari i LDK-së e ka quajtur qesharake nëse partitë opozitare fillojnë e flasin për një qeveri të tyre, pa e pritur të parin, që është Vetëvendosja. Sipas Lumir Abdixhikut kjo është e drejt kushtetuese. Prandaj partitë opozitarë duhet të presin këtë gjë. Sepse do të jetë qesharake nësë opozita merret me çështjen e bërjes së qeverisë. “Partitë opozitare duhet të pritur sepse ka një rend. E para ka një fitues të zgjedhjeve dhe presioni i vetëm që duhet të ndodhë në Republikën e Kosovës, është që ky fitues i zgjedhjeve të bëj institucionet e Kosovës, sepse është e drejt e tij kushtetuese që të bëj këtë gjë. Nuk ka ndodhur në Kosovë, që e para parti fituesu të mos nisë orën demokratike dhe nuk duhet të ndodhë. Ne të tjerët duhet të presim të parinë që ta bëj, kjo është zgjidhja e vetme. Kot takohemi me partitë opozitare sepse do të dukemi qesharak, me u marr për të bërë qeverinë, kur i pari do të bëj qeverinë”, tha Abdixhiku.
Tutje Ai foli edhe për ‘riskun’ për ta drejtuar LDK-në, në momentin që ajo ishte 12%. Ai ka thënë se kishte rrezik të mbahej në mend edhe për të keq.
“Kjo nuk ka rëndësi çfarë bën Lumiri e ku është Lumiri, në atë që unë do të marr me vete kudo qoftë do të jetë që në momentin kritik kur LDK ishte poshtë, kur s’patë vullnet për të ringritur këtë parti unë gjeta bashkëpunëtor, sjella njerëz, punova me ekipin më të mirë që kam takuar njëherë, besoj që do të mbahemi mend si gjeneraat që e ka kthyer LDK prej një grope të thellë të moskëmbjes. Do ta kisha ndjerë vetën shumë keq nësë nga 12 përqind të shkonim në 9 ose më pak. Do të mbahesha mend si kryetari që ia kisha vu çelësin partisë’’ – u shpreh Abdixhiku.
Ndërkohë, për ankesat e anëtarëve të LDK-së për numërimin e votave, siç ishte rasti me ish-Kryetarin e Grupit Parlamentar Arben Gashi, Abdixhiku u shpreh se duhet t’i ndjekin rrugët institucionale për ta kërkuar të drejtën e tyre.