Abdixhiku: Kurti ka pretenduar të shfaqë veten si shpëtimtar, e ka përfunduar në simbolikë karikaturash - NACIONALE

Abdixhiku: Kurti ka pretenduar të shfaqë veten si shpëtimtar, e ka përfunduar në simbolikë karikaturash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar edhe një herë kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen me Serbinë.

Abdixhiku në Klan Kosova ka thënë se kryeministri Kurti ka ndërtuar “kauza të rrejshme” dhe mashtruese me vite të tëra.

“Kurti i theu të gjitha qëndrimet e tij, bëri lëshime që nuk i kishte bërë askush më parë, ndaj dhe i bëri dëm të thellë vendit.” – tha ai.

Tutje, Abdixhiku ka theksuar se “Kurti kishte pretenduar të shfaqë veten si shpëtimtar, e ka përfunduar në simbolikë karikaturash".

“Kryeministri ka pretenduar të shfaqë veten si shpëtimtar, e ka përfunduar në simbolikë karikaturash me përmbajtje të frikshme për të ardhmen e vendit." tha Abdixhiku.

Në fund, Abdixhiku, shprehu pakënaqësinë me qeverisjen e Kurtit edhe në fushat tjera, ku sipas tij, as në dy vitet e mbetura nuk mund të përfundojnë ndonjë projekt.

Lajme të ngjashme