Abdixhiku ia rikujton edhe një premtim Kurtit: U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor, s’u bë as minimumi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me publikimin e videove, të cilat tregojnë për mosrealizimin e premtimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se Kurti kishte premtuar sigurime jetësore dhe shëndetësore për policët, por nuk e ka realizuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, i pari i LDK-së ka shkruar se policët e Kosovës meritojnë më mirë.
“U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor - s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike. Ata meritojnë më mirë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.