Abdixhiku i fton qytarët në tubimin përmbyllës në Prishtinë: Ta bëjmë festë të madhe elektorale - NACIONALE

Abdixhiku i fton qytarët në tubimin përmbyllës në Prishtinë: Ta bëjmë festë të madhe elektorale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, me anë të një video-mesazhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin më të madh elektoral përmbyllës, i cili do të mbahet në sheshin ‘Skenderbe’ nga ora 18:00.

Sipas Abdixhikut, të gjitha rrugët e Kosovës në këtë ditë sjellin qytetarët në Prishtinë.

Kam nevojë për ju, kam nevojë që ditën e 8 shkurtit, të shtunës, ta bëjmë festë të madhe elektorale. Kam nevojë që të japim zë të përbashkimit të madh kombëtar, e të japim shpresë për ëndrrën e madhe që na pret përpara.Vishuni trashë, vishuni mirë, ejani të shtunën në ora 6, në sheshin ‘Skënderbe’ në Prishtinë” – ka thënë Abdixhiku.

Le të festojmë së bashku, le të fitojmë së bashku, le ta ndryshojmë Kosovën së bashku” – përfundoi Abdixhiku.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme