Abdixhiku: Gjysmë milioni euro humbje në trust çdo ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë - NACIONALE

Abdixhiku: Gjysmë milioni euro humbje në trust çdo ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për mos zgjedhjen e Bordit të Trustit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për humbjet e mëdha që po pëson trusti.

I pari i LDK-së ka vlerësuar se derisa gjysmë milion euro në ditë humbasin vlerën, popullistët qeveritarë vazhdojnë rehatinë.

Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme