Ambasadori britanik i shkon në vizitë Abdixhikut: U zotova se pas 9 shkurtit me LDK-në, Kosova do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar - NACIONALE

Ambasadori britanik i shkon në vizitë Abdixhikut: U zotova se pas 9 shkurtit me LDK-në, Kosova do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë, Jonathan Hargreaves.

Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin për tubimet e kësaj partie.

Njoftimi:

Në Selinë Qendrore të LDK-së, në këtë kohë fushate, prita ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Ambasadorin e njoftova për momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë!

U zotova që pas 9 shkurtit, me LDK-në udhëheqëse të Qeverisë së Re, Republika e Kosovës do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar, siç dhe do të avancojë interesat tona strategjike.

Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!

Lajme të ngjashme