Abdixhiku e kritikon Kurtin dhe e “thumbon” PDK-në: A po e kuptoni tani, se pse me të tillët s`mund të kesh as takim? - NACIONALE

Abdixhiku e kritikon Kurtin dhe e “thumbon” PDK-në: A po e kuptoni tani, se pse me të tillët s`mund të kesh as takim?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend.

Duket se i pari i LDK-së e ka thumbuar edhe PDK-në, e cila sot ka zhvilluar një takim me Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se Kurt të takon dhe pastaj të mashtron.

Statusi i plotë:

A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Të takojnë, të mashtrojnë!

Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë.

Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!

Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!

Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!

Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.

LDK e ka të qartë.

Prandaj është konsistente.

Para, gjatë e pas zgjedhjeve.

Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar

Lajme të ngjashme