Abdixhiku: Drafti i Asociacionit që e ka pranuar Kurti e bën të pavlefshme njohjen nga Serbia
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur i shqetësuar me përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti për pranimin e këtij dokumenti.
Numri një i LDK-së ka thënë se draft-statuti në fjalë e bën të pavlefshme njohjen nga Serbia.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka vlerësuar se draft është anti-kushtetues dhe si i tillë duhet të refuzohet
“Ajo çfarë parasheh ky dokument i Kurtit, i autonomisë, e bën të pavlefshme njohjen nga Serbia. E ndanë Kosovën në baza etnike me një autonomi të paparë ndonjëherë. E zhvleftëson konceptim e karakterit unitar të Republikës së Kosovës të shpallur me deklaratën e pavarësisë. Kaq e thellë është. Pra, unë jam bukur i shqetësuar dhe zgjidhja ime e vetëm është të flas me qytetarët e Kosovës ta shpjegoj këtë çështje në mënyrë që ta kemi besimin në zgjedhjet e ardhshme dhe të mos e mundësojmë të ndodh një gjë të tillë në Kosovës, sepse më nuk na duhet as politika, as e ardhmja, e as njohja nga Serbia”, ka thënë Abdixhiku.
Ai është habitur se si kryeministri Albin Kurti e ka pranuar një dokument të tillë.
“Unë jam habitur si e ka pranuar këtë draft në momentin që i është dorëzuar. Një kryeministër që sheh 1244-shin dhe sheh arbitrazhin dhe nuk ka reagim fare për këtë çështje, nuk e kupton fare procesin e dialogut e as shtrimin e interesave kombëtare në këtë drejtim. E vërteta është se çdo marrëveshje e tij bëhet barrë për Kosovën. Prandaj, brenga ime nuk është se çfarë ndodh me të, por çfarë ndodh më Republikën e Kosovës, kur ai nuk është aty. Sepse barra ndërkombëtare siç po e kuptojmë po na mbetet”, ka vlerësuar ai.
Megjithatë, ai ka bërë me dije se përmbajtja e draftit mund të ndryshohet.
Sipas tij, këtë mund të bëj vetëm një qeveri që e njeh mirë problematiken.
“Nuk ka dilemë që Kosova duhet të zbatojë çështjen e Asociacionit, unë brengat i kam për zbatimin e autonomisë. Besoj se me një qeveri që njeh problematiken, dhe që ka relacione miqësor me aleatët, mund të binden aleatët. Sepse unë e kuptoj rastin që ka një propozim dhe aleatët që po e mbështesin atë propozim dhe situata nuk është fare e lehtë. Është situatë me e keqja e mundshëm. Por, në diskutimet që kam me aleatët shoh dritare të ndryshimeve thelbësore të këtij dokumenti. Por, si të tillë nuk duhet lejuar të marrë formë”, është shprehur Abdixhiku.
I pari i LDK-së ka treguar se me përmbajtjen aktuale ky dokument është i papranishëm.
“Unë besoj se ka hapësirë për të korrigjuar draftin. Për LDK-në gjithçka që i referohet Rezolutës 1244, që e sheh arbitrazhin si paralelizëm ndaj Gjykatës Kushtetuese, është i papranueshëm. Nuk mund të flasim për pranueshmeri të autonomisë e të themi se është kushtetuese. Sepse nuk është kushtetuese. Nuk është kushtetuese 1244-shi, nuk është kushtetuese trajtimi i çështjeve me arbitrazh në vend të Gjykatës Kushtetuese. Unë kam shprehur komunikimin edhe me aleatët tanë, duke kërkuar edhe bindjen e tyre. Dhe jam i bindur se me punë të mirë, por me qartësi, ata do të binden. Përndryshe, dëmi është i jashtëzakonshme, po shkojmë drejt një autonomi territorialë me kufij administrativ”, ka thënë ai, duke përmendur problemet e draftit.
“Pra, draft-statuti thotë se ka kufij administrativ. Kosova nuk ka kufij administrativ, Kosova ka ose kufij shtetëror ose kufij komunal. Kufij administrativ nuk ekziston, mos me thuani se është kushtetuese, sepse është kufi i ri. Ka qendër administrative në Mitrovicë të Veriut, ndërsa më kushtetutë të vitit 1974, Prishtina ka qenë qendër administrative. Pra, po flasim për një rregullim autonom dhe për një nivel të tretë të pushtetit ekzekutiv, me kompetenca të plota në arsim, shëndetësi, në prona dhe kështu me radhë. Unë besoj se kjo pasojë e vetemenaxhimit duhet të korrigjohet dhe mund të korrigjohet, sepse nuk e shoh vetëm zi. Por, këta nuk janë të vetëdijshëm për demet që i kanë bërë”, është shprehur Abdixhiku.
Qeveria nuk e ka shfrytëzuar administratën Biden
I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiki, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka shfrytëzuar sa duhet administratën e presidenti Joe Biden për procesin e dialogut me Serbinë.
Sipas tij, ka mundur të bëhet më tepër gjatë këtyre viteve.
“Unë kam një observim më ndryshe në vitin 224. Sepse mos harroni viti 2024 është vit i zgjedhjeve në Evropë dhe SHBA. Në Evropë, në maj dhe qërosh, nisin zgjedhjet parlamentare. Nuk shoh politikan evropian, sa i përket Brukselit e kam fjalën, që do të ketë kohë të merret me çështjen e Kosovës dhe Serbisë, sepse do të jetë i angazhuar të marrë vota për të qenë deputet në mandatin e ardhshëm. Ndërsa, në nëntor nisin zgjedhjet në SHAB. Madje, primaret te Partia Republikane vetëm kanë nisur. Prandaj, çështje është se a kemi arritur ta shfrytëzojmë administratën Biden për katër vitet e fundit? Leximi im është “jo”, sepse nuk ka pasur asnjë avancim në këtë drejtim”, ka vlerësuar Abdixhiku.
Ai ka theksuar se nuk sheh se mund të ketë ndonjë dinamikë të procesit gjatë këtij viti.
“Në përgjithësi shoh një vit bukur të vështirë të zhvillime të mëdha botërore në të cilin fokusi për të bërë është i vështirë, sepse nuk ka forcë që e shtynë këtë fokus”, ka thënë ai.
Kryetari i LDK-së ka folur edhe për kërkesën e Kurtit ndaj BE-së për ta ndarë rrugën e Kosovës drejt BE-së nga rruga e dialogut me Serbinë.
“Tani kërkesa që mos na e lidhini dialogut me integrimin, që kam përshtypjen se është bukur e rrezikshme. Sepse Serbia të vetëm pengesë e ka Kosovën. Ne do të duhej të kërkonim që mos e lejonin Serbinë të hyj në Evropë pa e përfunduar çështjen me Kosovës”, është shprehur Abdixhiku.