Abdixhiku: 1.5 miliard për Kryeqytetin, projekte që ndikojnë jetën e secilit në Prishtinë
Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka publikuar video nga nënshkrimi i zotimit prej 1.5 miliardë euro për Prishtinën.
Abdixhiku ka treguar projektet si Unaza, Spitali, Qendra e Sporteve, Parku Teknologjik, Mësimi Tërëditor, Komplekset Kulturore e Ngrohja Qendrore.
“1.5 miliard për Kryeqytetin! Projekte që ndikojnë jetën e secilit në Prishtinë! Për këto flasim sot; asgjë tjetër! Unaza, Spitali, Qendra e Sporteve, Parku Teknologjik, Mësimi Tërëditor, Komplekset Kulturore e Ngrohja Qendrore!” – ka shkruar ai.