Abbot: Kosova e Serbia duhet bërë kompromis
Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, sot ka mbajtur një takim bashkë me studentët e Fakultetit Filozofik.
Ai gjatë një diskutimi ka thënë se nuk duhet harruar e kaluara në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo sipas tij duhet bërë kompromis.
“Jam shumë krenar qe Mbretëritë Bashkuara janë në çdo hap me Kosovën. Nuk duhet harruar e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, por duhet bërë kompromis. Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk duhet ta vërë në dyshim të ardhmen. Edhe pse Mbretëritë e Bashkuara janë larguar nga Bashkimi Evropian, në e mbështesim plotësisht të ardhmen e Evropës. Sot nuk kemi asnjë prioritet më të madhe se sa ta përkrahim Ukrainën deri në çlirimin e saj”, ka thënë Abbot.
Abbot, tutje ka folur edhe për ndihmën që i ka bërë Kosova, Ukrainës duke i strehuar refugjatët dhe gazetarët.
“Jam shumë mirënjohës për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës qoftë duke iu dhënë strehim refugjatëve dhe gazetarëve apo mbështetjen psikologjike për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, është shprehur Abbott.
