Abazoviq me apel për Kosovën e Serbinë: I kemi humbur 20 vjet, gjeni zgjidhje për të ardhmen - NACIONALE

Abazoviq me apel për Kosovën e Serbinë: I kemi humbur 20 vjet, gjeni zgjidhje për të ardhmen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi, ka folur për situatën në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë në Shqipëri, Abazoviqi ka apeluar për një zgjedhje në mes dy vendeve, duke theksuar se është humbur kohë shumë.

“I kemi humbur 20 vjet, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon”, është shprehur Abazoviq.

Abazoviqi ka komentuar votën e Malit të Zi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën”, ka thënë Abazoviq në një intervistë për Euronews Albania.

Lajme të ngjashme