Abazoviq kërkon që takimi i radhës Kurti-Vuçiq të mbahet në Mal të Zi
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka kërkuar që Mali i Zi të jetë vendi i takimit të radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai në llogarinë e tij në “Twitter”, ka shkruar se Mali i Zi është i gatshëm të jetë vend mikëpritës i rundit të ardhshëm të takimit, i cili pritet të ndodh javën e ardhshme.
“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar ai.
Ai ka vlerësuar se promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi.
Upravo završen važan razgovor sa premijerom 🇽🇰 @albinkurti na marginama #PFD2023.
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 16, 2023
🇲🇪, kao prijateljska zemlja Srbije i Kosova, ali i svih drugih u regionu, spremna je da, uz uključivanje evropskih i američkih zvaničnika, bude domaćin sljedeće runde Dijaloga Beograda i Prištine. pic.twitter.com/INN89mbde8
Abazoviq ka takuar kryeministrin Kurti në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.